Presidenti serb, Aleksander Vuçiq në një intervistë për mediat italiane nuk e ka përjashtuar mundësinë për njohjen e pavarësinë e Kosovës, porse sipas tij për këtë Serbia duhet të fitojë diçka si kundërshpërblim.
“Para se gjithash ne duhet të arrijmë një kompromis. Ne nuk mund ta njohim Kosovën dhe mos të marrim asgjë në anën tjetër” u shprehë Vuçiq për agjencinë italiane ANSA, transmeton Indeksonline.
Ndërsa për temën e shkëmbimit të kufijve, ai tha se është temë e diskutueshme. Ai u shprehë se dëshiron të shpjegoj rendësinë e kompromisit me Prishtinën.
Sipas tij, ky kompromis nuk paraqet humbje por një fitore për të ardhmen. Ndërsa për pretendimet se ka pasur takime të fshehta me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, tha se janë gënjeshtra të pastërta.
Vuçiq ritheksoi se dialogu me Kosovën do të vazhdoi kur të hiqet taksa 100 përqind për mallrat serbe.
“Nëse nuk arrihet një marrëveshje kompromisi mbi Kosovën, do të jetë një fatkeqësi. Edhe pse kjo duket se e vështirë dhe ndonjëherë e pamundur, ne jemi të vendosur për të arritur një kompromis. Unë besoj se mund të gjejmë një zgjidhje me ndihmën e miqve tanë evropianë dhe me mbështetjen e Rusisë, Amerikës, Kinës dhe vendeve tjera” u shprehë presidenti serb.
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...