Nëse më pyesni nëse personalisht mendoj se fshihet dikush tjetër pas një qëndrimi të tillë, mendoj se ka, thotë presidenti serb në lidhje me veton bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave me BE-në.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq mendon se ndoshta një shtet tjetër qëndron pas bllokadës së Bullgarisë për fillimin e negociatave ndërmjet Maqedonisë dhe BE-së.
I pyetur në këtë kontekst nga “Al Jazeera”, Vuçiq tha:
“Nëse më pyesni nëse personalisht mendoj se ka dikush tjetër pas një qëndrimi të tillë, mendoj se ka. Por nuk më takon mua të flas për këtë, ndaj lërini të tjerët të flasin për këtë”, ka thënë Vuçiq.
Ai thotë se është gjithmonë e lehtë të gjesh një vend tjetër që do të thotë nuk dua./Telegrafi/
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Sllatinë dhe vjedhin një pisto...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një person në Prizren