Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq thotë se nuk është optimist se ai do të arrijë marrëveshje brenda fatit kohor të përmendur nga homologu i tij i Kosovës, Hashim Thaçi.
“A do të vije deri te zgjidhje? Shpresoj. Nuk jam optimist, do të bëj më të mirën dhe do të bëj shumë përpjekje për të arritur deri aty”, ka bërë të ditur Vuçiq në fund të samitit të Sofjes.
Ai gjithashtu theksoi se Serbia ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj që rrjedhin nga marrëveshja e Brukselit, ndryshe nga pala tjetër (Kosova), që sipas tij “nuk ka përmbushur asnjë nga detyrimet e saj”.
“Përsëri, kjo neve nuk na pengon që të bisedojmë, të dialogojmë dhe të gjejmë kompromis për të zgjidhur problemin”, tha presidenti serb.
Tërmet me magnitudë 5.8 në Indonezi
MINT organizon konferencë për Ditën Botërore të Standardeve,...
Zgjedhjet presidenciale në Moldavi, drejt balotazhit
Prezantohet sot raporti final për barazinë gjinore 2020-2024...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Tjetër shpërthim në Libanin jugor, Izraeli zotohet të godas ...