Google ADS

Vuçiq nuk e përjashton mundësinë për njohjen e Kosovës

07:09 | 5 Mars 2019
Arbresh.info

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuqiç ka thënë se Beogradi dhe Prishtina duhet të vijnë me një kompromis, sepse ju nuk mund të presim që Serbia të njohë Kosovën, dhe nga ana tjetër të mos marrë asgjë në këmbim.

“Para së gjithash ne kemi nevojë për të arritur një kompromis. Ne nuk mund ta njohim Kosovën, dhe të mos marrim asgjë në këmbim”, ka thënë Vuqiç në një intervistë me agjencinë italiane ANSA, me rastin e vizitës së ardhshme të kryeministrit italian Giuseppe Conte të mërkurën në Serbi.

Ai tha se çështja e ndryshimit të kufijve është temë e diskutueshme, pasi që nuk i njohin të gjithë si kufij të njejtë, në varësi të faktit nëse ata e njohën pavarësinë e Kosovës apo jo, shkruan AlsatM.

“Ndryshe nga udhëheqësit e Kosovës që për ditë mashtrojnë qytetarët e tyre me premtime jorealiste se Prishtina do të marrë shumë, dhe Beogradi asgjë, detyra ime është që serbëve të ju shpjegoj rëndësinë e kompromisit (me Prishtinën), e cila nuk përfaqëson një humbje por një fitore. Fitore për të ardhmen e Serbisë”, ka thënë Vuqiç.

Ai ka mohuar se ka pasur një takim me Hashim Thaçin për të biseduar për çështjen e kompromisit.

Vuqiç përsëriti se Beogradi nuk do të vazhdojë dialogun me Prishtinën, nëse autoritetet e Kosovës nuk do të heqin taksën 100 për qind të importit të mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Nëse nuk arrihet një marrëveshje kompromisi mbi Kosovën do të jetë një katastrofë. Edhe pse çdo gjë duket e vështirë dhe ndonjëherë e pamundur, ne jemi të vendosur për të arritur një kompromis, unë jam i sigurt se mund të vijmë në një zgjidhje me ndihmën e miqve tanë evropianë dhe me mbështetjen e Rusisë, Amerika, Kinës dhe të vendeve tjera”, tha presidenti i Serbisë.

Vuqiç gjithashtu tha se vlerëson rolin ndërmjetësues të kreut të diplomacisë evropiane Federica Mogherini.

“Problemi është mes serbëve dhe shqiptarëve nga Kosova, ne nuk mund të kritikojmë Evropën e cila ka bërë gjithçka që mundet për të ruajtur paqen”, ka thënë Vuqiç.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme