Vuçiq: Nuk do t’ i lejoj SHBA-n dhe BE-n të na ngrehin për veshëve

15:25 | 1 Gusht 2018
Arbresh.info

Në një intervistë për televizionin serb Pink, kryetari serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se ata nuk luftojnë kundër shqiptarëve, por kundër shumë vendeve perëndimorë të cilat qëndrojnë pas pavarësisë së Kosovës

“Të nxjerrim sa më tepër që mundemi, e të humbim më pak se që jemi të detyruar, kjo është ajo për të çfarë, në kushte gati të pamundura, po luftojmë kur bëhet fjalë për Kosovën”, ka thënë sot Vuçiq, duke shprehur bindjen se nuk do të fitojnë më pak se ajo çfarë iu është ofruar.
Ai ka përsëritur se po luftojnë kundër shumë vendeve perëndimore të cilët e përkrahin pavarësinë e Kosovës duke përfshirë edhe Britaninë e Madhe.

E shihni çfarë është duke bërë Britania e Madhe nëpërmes të agjenturave të saj në Serbi, Kosovë dhe Maqedoni. Ne po luftojmë në kushte shumë të vështira, gati të pamundura të nxjerrim sa më shumë që mundemi për popullin tonë, e të humbasim sa më pak”, ka thënë ai, transmeton Insajderi.com.

Ai ka përkujtuar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar se pavarësia e Kosovës është zbatuar në mënyrë legale, dhe krejt kjo është kryer – me kërkesë të Serbisë.

“Ne nuk kemi kërkuar arbitrazh nga ekspertët të cilët na përkrahin ne, por prej GjND-së”, ka thënë ai.
Duke komentuar “tweet-in” e priftit serb nga Kosova Sava Janjiq në të cilin thuhet se ka dëgjuar informata të rrezikshme mbi një marrëveshje  për një incident në Kosovë i cili do të ishte shkrehës për reagim nga të dyja palët dhe hyrje për ndarje në terren, ai ka thënë. “Po më bini në situatë të përgjigjem në thashethemet e pahijshme, jonjerëzore, në tregimet e kota. Këtu nuk ka informata. Këto tregime të kota po i trillojnë kundërshtarët tanë politik nga Lidhja për Serbinë e Lirë. Nëse do Zoti, kjo kurrë nuk do të ndodhë, asnjë njeri nuk do të pësojë, as në veri as në jug të Kosovës”, ka thënë Vuçiq.

Ai gjithashtu ka thënë se “nuk do të pranojë atë çfarë ka ndodhur në Maqedoni dhe se do t’i prezantojë populli planin e vet për Kosovën ashtu si është dhe se populli do të deklarohet për të”. Gjithashtu ka theksuar se” shumë njerëz më tepër do ta preferonin praninë e NATO-se sesa të ushtrisë serbe”. Për këtë ka thënë se ai “nuk do të lejoj që Serbinë ta ngrehin për vesh as SHBA as BE, e as kushdo që punon në interes të tyre”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme