Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të martën e 30 majit do të takohet me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës, Aleksandër Bocan-Harchenko dhe Chen Bo.
Sipas gazetës serbe B92, temë e diskutimit do të jetë përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës.
Ndërkaq, presidenti serb mëngjesin e së martës do të takohet edhe me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.
Vuçiq ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë, Antonio Tajani.
Siç shkruan mediumi serb b92, Vuçiqi i ka informuar ata për gjithçka që po ndodh në Kosovë.
Ajio çfarë presidenti serb ua ka përcjellë Borrellit dhe Tajanit, sipas Tanjug, është se Vuçiq ka thënë se gjithçka është organizuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Presidenti Vuçiq gjithashtu thuhet se ka theksuar se Serbia dhe serbët do të bëjnë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...