Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për gazetën vieneze “Kronen Zeitung” ka theksuar se nëse serbët dhe shqiptarët nuk mund të gjejnë kompromos për çështjen e Kosovës, atëherë ky do të jetë një tjetër gabim i madh për të dy popujt në Ballkan.
“Tani është puna jonë që të kryejmë detyrat tona. Problemi më i madh është që të gjejmë një zgjidhje për çështjen e Kosovës, për të cilën kemi nisur një dialog mes nesh dhe ne duhet të gjejmë një kompromis në të cilin shqiptarët dhe serbët do të duhet të bëjnë lëshime. Nëse nuk arrijmë gjë, atëherë do të kemi një tjetër gabim historik”, tha ai, shkruan “Blic.rs”, transmeton portali arbresh.info
Vuçiq, i cili është në një vizitë zyrtare në Austri, falënderoi kancelarin Sebastian Kurz për mbështetjen që vendi i tij i ka dhënë Serbisë.
Ai ka theksuar se “Austria ka qenë gjithmonë e hapur për aspiratat e vendin tonë”, ndërsa ka shtuar se Kurz është një nga të paktët që ka folur shumë përsa i përket Serbisë.
I pyetur nëse do të ketë përparim në negociatat Beograd-Prishtinë, ai theksoi se gjatë pesë viteve të fundit nuk ka pasur asnjë konflikt të motivuar etnikisht.
“Pas vrasjes së politikanit serb në Kosovë, ne kemi kontaktuar menjëherë dhe situata nuk ka kaluar në përshkallëzim”, tha ai.
Megjithatë, ai ka bërë të ditur se Serbia nuk do të njeh pavarësinë e Kosovës.
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...