Nëse dikush mendon se ideja e procesit të normalizimit të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit është që Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet dhe kaq, atëherë faleminderit, lamtumirë.
Kështu ka thënë gjatë ditës së sotme Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq , duke folur për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe pritshmëritë e rezultatit nga ky proces, transmeton lajmi.net.
I pyetur nga gazetarët se a ekziston mundësia që të organizohet një konferencë ndërkombëtare për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit, në vend të prishjes së tyre në Bruksel, Vuçiq u përgjigj:
“Nuk e mohojmë një gjë të tillë, mirëpo frikësohem se kjo konferencë mund të negociohet pa ndonjë marrëveshje të arritur”, deklaroi Vuçiq.
“Pavarësisht formatit që dikush duhet të tregoj vullnet të mirë, duhet të kuptohet cështja që kompromisi nuk është vetëm në formën që ti do marrësh gjithçka nga këto marrëveshje, sic pret Presidenti Thaci, këtu duhet të ketë lëshime nga të dy palët “ shtoi Vuciq.
“Nëse ata janë në gjendje ta bëjnë këtë, në jemi në gjendje të flasim, mirëpo nëse mendojnë që Serbia ta njohë Kosovën atëherë faleminderit, lamtumirë” deklaroi Vuciq.
Duke u pyetur se nëse Serbia është e gatshme për arritjen e një kompromisi, ai u përgjij se nuk mund të flas në emër të tyre.
“Ata do të jenë në korridore, e shoh që ata kanë mjaftë kohë të lirë, kështu që pyetni ata “ u përgjigj Vuçiq.
Duke u pyetur për bisedën me Presidentin Thaçi, Vuçiq shtoi se ai ka folur me Presidentin e Institucioneve të përkohshme të Prishtinës për vazhdimin e dialogut dhe problemet që po konsiderohen pengesë në normalizimin e raporteve mes dy vendeve.
“Ne kemi pasur edhe takime me delegacionin e Kosovës të cilët erdhën këtu në pajtim me rezolutën 1244”, Thaçi fliste për vazhdimin e dialogut, zgjidhjen e problemit, mirëpo nuk arrij ta kuptoj pse ata nuk pajtohen me pjesëmarrjen e Serbisë në hetimin e vrasjes së Ivanoviqit” përfundoi Vuçiq./Lajmi.net/
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...
Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?
Vullneti: Edi është 100% tipi i Xhenetës
18 persona të arrestuar për këmbim të paligjshëm të kriptova...
Johnson: Administrata Trump u votua ‘të shkundë status-quo-n...