Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në një intervistë për Sputnik ka thënë se ai beson se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit zyrtarisht do të bëhet në nivel presidencial.
Përpos kësaj, Vuçiq është deklaruar edhe rreth mundësisë së krijimit të Qeverisë së Kosovës nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj duke shtuar se serbët këtu duhet të “jetojnë me këtë fakt”.
“Shqiptarët më parë filluan të ndryshojnë sjelljen. Çdo gjë filloi të trajtohet si çështje të brendshme dhe për të imponuar këtë ide se ata nuk kanë ndonjë nevojë që të negociojë me Beogradin. E përsëris: Kjo është çështje e Kosovës, ndërsa në jemi shtet i pavarur. Ne u kemi përgjigjur: E pra, nëse është kështu, po e ndalim negocionin, dhe të shohim se si kjo do të ju funksionojë. Nëse serbët nga Kosova duhet të bashkëpunojnë dhe bisedojnë me të gjithë, mbi të gjitha edhe me Haradinaj, atëherë është shumë e vështirë që Beogradi të ulet në tryezë të bisedojë dhe të jetë i lumtur me dikë që është i ndjekur me urdhër-arrest për krime të rënda”, ka vazhduar Vuçiq.
“Nga perëndimorët shpesh kamë dëgjuar se kjo për ta ishte një situatë e pakëndshme, por që do të punojnë me të gjithë ata që zgjedhin shqiptarët”, ka thënë Vuçiq duke komentuar mundësinë e vendosjes së Ramush Haradinaj në krye të Qeverisë së Kosovës, transmeton Indeksonline.
“Serbët duhet të jetojnë me këtë fakt, se Beogradi nuk mund të jetë i pushtuar nga Haradinaj ose Kurti. Mes tyre unë nuk shoh asnjë ndryshim , përveç se janë provuar në luftën kundër serbëve, dhe tjetër nuk ka,”, ka shtuar Vuçiq.
Largimi i Dianës nga shtëpia, Alaudini thotë se biseda telef...
Arrestohet një shtetas gjerman në Rusi, akuzohet për sabotim
Nis zbukurimi i shesheve të Prishtinës për festat e fundviti...
Partitë e vogla i propozojnë Begajt datën e zgjedhjeve në Sh...
Sot hapet selia e re e Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, merr ...
FSK-ja trajnohet me pjesëtarë amerikanë dhe gjermanë të KFOR...