Pas takimit në Bruksel, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq doli në një konferencë për media.
Gjatë prononcimit të tij, Vuçiq u pyet nga gazetari i Euroneës Albania, Xhemajl Rexha lidhur me marrëveshjen për Asociacionit, përcjell Arbresh.info.
E përgjigja e Vuçiqit ishte e çuditshme.
“Mos bërtisni kaq shumë, të lutem. Unë të dëgjova ty mirë, pse je kaq nervoz, unë mund ta imagjinoj pse je kaq nervoz, unë nuk jam i shurdhër, as budalla, do të prononcohem çfarëdo që kam nevojë të them, mos u shqetëso. Nuk ishte çështja të nënshkruaj apo mos të nënshkraj diçka, ne kaluam rreth kësaj çështje në Ohër, para Ohrit dhe aktualisht çka kemi nënshkruar është procesi i marrëveshjes më 2013 që ta dish dhe ajo u nënshkrua nga dy palët”, i tha Vuçiq i tensionuar.
Pavarësisht gatishmërisë që shprehi kryeministri Albin Kurti për nënshkrimin e marrëveshjes bazë duyke përfshirë edhe draftin e 21 tetorit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Vuçiqi refuzoi, bëri të ditur Qeveria./Arbresh.info/
View this post on Instagram
Deri në 90 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë nga Dheu i B...
Parashqevi Simaku dërgon mesazh të paharrueshëm nga New York...
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...