Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur për një takim mes tij dhe kryeministrit Albin Kurti në margjinat e Forumit të Paqes në Paris ku po marrin pjesë të dy.
Ai tha se një takim i tillë nuk është planifikuar, por se edhe nëse do të kishte nuk e di se “për çfarë do flisnin”.
“Nuk ka pasur nisma për takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Nuk di çfarë të flas. Ai zgjodhi se me cilët përfaqësues të Bosnjës dhe Hercegovinës do të takohej”, u tha gazetarëve Vuçiq, shkruan Danas.
Sipas tij, për të gjithë në Perëndim është e qartë se Kurti nuk dëshiron të formojë Asociacionin.
“Për ne do të jetë e rëndësishme të ruajmë jetën e serbëve në Kosovë. Nuk besoj se do të ketë ndonjë përparim, veçanërisht formimi i Asociacionit”, tha Vuçiq.
Ai sonte në Pallatin Elysee do të ketë një takim me presidentin francez Emmanuel Macron, me të cilin do të diskutojë për dialogun me Kosovës. Ndërkaq, ka ftuar edhe Macronin në vizitë në vendin e tij para fundit të vitit.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...