Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka treguar edhe disa detaje nga Konferenca e Munihut ku ndër pjesëmarrësit ishte edhe kryeministri kosovar, Albin Kurti.
Në një intervistë për Foreign Policy, Vuçiq tha se nuk ka pasë një takim të mirëfilltë me Kurtin, por një takim publik, njofton Klan Kosova.
Udhëheqësi serb Kurtin e ka konsideruar edhe si ‘filozofin më të mirë të botës’, kur sipas Vuçiqit, ky kishte thënë diçka kundër tij.
“Epo, nuk ishte një diskutim i vërtetë. Ishte një takim publik dhe më pas Kurti donte të thoshte diçka jo vetëm kundër meje, por edhe kundër Thaçit. Dhe unë thashë: “Mirë, ju jeni si Hegeli, filozofi më i mirë i botës. Ju dini gjithçka”. Dhe ky është fundi i tregimit. Asgjë e mirë, racionale dhe asgjë e dobishme për procesin”.
Vuçiq ndër të tjera në këtë intervistë ka thënë se shpreson që Kosova të revokojë taksën. Por, ai beson se këtë shteti kosovar do ta bëjë vetëm me presion të Amerikës, pasi Vuçiq mendon se ndryshe nuk do të hiqej kurrë.
“Unë mendoj se çështja më e rëndësishme është të vendosim, siç diskutuam me palën amerikane, linja të fluturimeve më të mira ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe të përqendrohemi në gjithçka që kemi arritur tashmë përmes procesit tonë të bisedimeve nën kujdesin e BE-së gjithashtu. Unë nuk shoh sesi të përfundojë i gjithë procesi, cila do të ishte substanca e një zgjidhjeje përfundimtare të mundshme që dikush mund të na propozojë. Unë mezi pres të krijoj lidhje më të mira ekonomike, kur do të fillojmë ta kuptojmë më mirë njëri-tjetrin. Dhe ne kemi nevojë për një dialog për ta arritur atë. Ne kemi nevojë për më shumë bisedime”.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...