Vuçiq: Ne e kemi vulosur pavarësinë e Kosovës

09:49 | 23 Korrik 2018
Arbresh.info

Kryetari serb Aleksandar Vuçiq thotë se përfaqësuesit e Kosovës në çdo takim ia përmendin se vet Serbia ka kërkuar mendimin e GjND-së në rastin e pavarësisë së Kosovës, gjë që e ka “ngulitur” pozitën serbe në përpjekje për arritje të marrëveshjes.

“Ndërsa ne, idiotët, edhe jemi obliguar që me çdo kusht ta pranojmë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, cilado do që të jetë”, dhe ka shtuar:

“Edhe njerëzit kishin përgatitë kumtesë për kombin se si kemi fituar”

Siç ka pretenduar, “përfaqësuesit e Kosovës nuk e kanë lëshuar asnjë rast që të ma përmendin këtë, të ma hapin plagën, dhe të ma shtypin atë edhe më thellë”.

Vuçiq thotë se kur Mali i Zi e braktisi shtetin e përbashkët, dhe e njohu pavarësinë e Kosovës, e pamundësoi Serbinë që më mos të ketë asnjë kontroll mbi Kosovën.

“Disa flasin për Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të KB 1244, dhe se gjithçka duhet të jetë në përputhje me këtë dokument. E unë ju pyes përse nuk e kemi pranuar Rezolutën 1244? A kam pranuar unë bartjen e çështje së Kosovës nga Kombet e Bashkuara në Bashkimin Evropian?

Ai ka përkujtuar se në Rezolutën 1244 askund nuk shkruan Serbia por Republika Federale e Jugosllavisë.

“A ishte Vuçiq ai cili e shkatërroi RFJ-në, dhe i dha krahë Malit të Zi të shkojnë. Jo, këtë e kanë bërë në vitin 2006 Jeremiq, Tadiq dhe Gjillas.

“Si ti quajmë njerëzit e papërgjegjshëm të cilët e kanë sjellë situatën që Mali i Zi të shkojë. Ajo shkoi, dhe për çfarë tani ta lidhim Kosovën? I kemi quar në të “s’amës“ Kombet e Bashkuara dhe kemi thënë “mirëserdhe Evropë” të negociojë me ne. Përveç gjithë kësaj, kemi marrë vendim ta dërgojmë atë pyetje kretene Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, me të cilën i kemi dhënë legjitimitetin pavarësisë së Kosovës, ne serbët e kemi vulosur pavarësinë e Kosovës”, ka sqaruar Vuçiq

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme