Presidenti serb, Aleksander Vuçiq në një emision televiziv është pyetur për zhvillimet politike.
Fillimisht u pyet për taksat, e që sipas tij reagimi i SHBA-ve tregon se ky ishte vendim i dëmshëm e që tani është në pritje të rezultateve.
“Kur ata tregojnë ndikimin e tyre, do të ketë rezultatet, më besoni”, u shprehë Vuçiq.
Ai po ashtu foli edhe për konfliktin e ngrirë me Kosovë, ku u shprehë se nëse ka ‘shkrirje’, Serbia mund të mbytet.
Tutje ai u shprehë se veshët e serbëve nuk duan të dëgjojnë të vërtetën. Ndërsa rreth një marrëveshje me Kosovën u shprehë se duhet bërë kompromis.
“Nëse serbët nuk bëjnë kompromis, atëherë paqja do të jetë e vështirë për tu ruajtur” tha presidenti serb.
Ndërsa në pyetje se Serbia a e ka humbur Kosovën, ai refuzoi të përgjigjej duke thënë se kjo është një pyetje filozofike. Jo rrallë herë ai ka tejkaluar pyetjet e gazetarëve, kur në to është përmendur Kosova. Megjithatë, reagimi i tij tregon se ai nuk është ndihet aspak mirë nga pyetja nëse e ka humbur Kosovën!
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën