Vuçiq: Na presin shumë probleme lidhur me Kosovën

14:38 | 8 Shtator 2024
E.H

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se Serbinë e presin shume probleme në lidhje me Kosovën dhe me siç pretendon ai, provokimet e vazhdueshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai shtoi se do të ketë vizita të shumta të rëndësishme në periudhën e ardhshme.

“Ne do të kemi shumë probleme për situatën në Kosovë, provokimet e vazhdueshme të Albin Kurtit. Tani vjen presidenti izraelit, së shpejti vijnë Kombet e Bashkuara. Shumë vizita, ngjarje të rëndësishme ta shtyjmë Serbinë përpara”, ka thënë Vuçiq, shkruan kosovo online transmeton Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme