Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur për procesin e negociatave me Kosovën dhe ka akuzuar kundërshtarët e tyre.
“Që nga Marrëveshja e Brukselit, gjatë pesë vjetëve, s’e kemi pasur asnjë rast të vrasjes së serbëve me motive etnike. A mendoni se do të ishte më mirë ta grushtoja Thaçin, e në Kosovë t’i kemi 20 serbë të vrarë? A do të isha bërë hero me këtë rast? Hero është ai që i ruan kokat serbe në Kosovë”, citon rts të ketë thënë Vuçiq.
Ai ka theksuar se gjatë katër vjetëve të fundit vetëm në Kosovë nuk është pakësuar numri i serbëve.
Vuçiq ka thënë se dëshiron ta zgjidhë problemin e Kosovës, në mënyrë që fëmijët në Serbi të kenë të ardhme pësore.
Megjithatë, ka shtuar ai, shanset për zgjidhje janë të vogla.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...