Vuçiq: “Modeli Qipriot” për Kosovën do të thotë konflikt i ngrirë për 200 vjet

15:40 | 18 Gusht 2017
Arbresh.info

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po qëndron për vizitë në qytetin Vlladiçin Han, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve, tha se ndryshimet kushtetuese në Serbi do të ndodhin nëse arrihet konsensusi.

Në pyetjen për Kosovës dhe të ashtuquajturin “Model i Qipros”, Vuçiq u shpreh se do t’i pëlqente t’i sqarohej cili është “Modeli Qipriot” dhe a është në interes të Serbisë të ketë konflikt të ngrirë.

“Më sqaroni çyshtë Modeli Qipriot. Konflikt i ngrirë për 100 ose 200 vjet, a është kjo zgjidhja?” – ka pyetur Vuçiq, raportojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.

Vuçiq tha se në rastin e konfliktit midis Greqisë e Turqisë rreth Qipros nuk ka zgjidhje dhe nuk beson të ketë në 100 vjetët e ardhshme.

Për mua është më së lehti të mos e zgjidh problemin e Kosovës, por kjo do të thoshte që përgjegjësinë ta bart në ata që do të vijnë, është shprehur Vuçiq, duke konstatuar se konflikti i ngrirë mund të shkrihet.

Siç citohet të ketë thënë Vuçiq, ithtarët e konfliktit të ngrirë njëkohësisht “vajtojnë në të gjitha anët” kur shfaqen “dy zarfe” me të cilat ftohen obliguesit për ushtrime ushtarake, për të parë nëse mund të çmontojnë e montojnë pushkën.

“Është koha të bisedojmë për autostrada dhe jo për pushkë. Serbia do të përpiqet që në Kosovë të ruajë interesat e veta deri sa të mundet”, ka thënë Vuçiq, transmeton Koha.net.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme