Vuçiq: Merkel kërkon kompromis mes Kosovës dhe Serbisë

20:22 | 23 Janar 2019
Arbresh.info

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar sot me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, e ku temë e bisedës ka qenë arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Siç raportojnë mediat serbe, presidenti Vuçiq, pas takimit me kancelaren gjermane Merkel, ka konfirmuar se gjatë takimit më së shumti është biseduar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell Telegrafi.

“Takimi me Angela Merkel kaloi mirë, kurse më së shumti kemi biseduar për dialogun mese Beogradit dhe Prishtinës. Nuk ka asnjë dyshim se Gjermania është vendi që kundërshton rrënimin e marrëdhënieve normale ekonomike, prandaj më së tepërmi kemi biseduar për taksën dhe vazhdimin e dialogut”, tha Vuçiq.

Ai tha se “kancelarja gjermane sot disa herë ia ka përsëritur qëndrimin se përmes kompromisit arrihet deri te rezultati i mirë dhe se palët duhet të angazhohen për kompromis, e jo duke përulur dhe shkatërruar kundërshtarin”.

“Nëse do ta kuptojmë ose jo këtë ne në Serbi, kjo është një çështje tjetër”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme