Vuçiq me mesazh nga Kraleva: Jemi të gatshëm për kompromis, por nuk do të lejojmë “stuhi” të reja

12:09 | 27 Qershor 2018
Arbresh.info

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia është e gatshme për dialog dhe kompromis dhe është e përkushtuar ndaj paqes, por nuk është e gatshme dhe nuk do të pranojë kurrë ndonjë siç tha “Stuhi” të re, eksod të ri dhe krime kundër serbëve

Këto komente ai i bëri në fund të stërvitjes ushtarake dhe policore “Goditja e Përbashkët 2018 “në Kralevë.

Vuçiq theksoi se ky ushtrim tregoi se “ne jemi të gatshëm të mbrojmë sigurinë tonë në rast të një sulmi ndaj vendit tonë dhe njerëzve dhe për të ndaluar këdo që mendon se problemet duhet të zgjidhen sot nga dhuna”, transmeton Arbresh.info.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme