Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, tha sot se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara parasheh çmilitarizimin e shqiptarëve të Kosovës.
Ai theksoi se Serbia nuk është aq e fortë sa SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania apo Turqia, por megjithatë mund t’i tregojë gjithë botës se si shkelen brutalisht normat ndërkombëtare të së drejtës publike.
“Me Rezolutën 1244, në nenin nëntë, paragrafi B, thuhet “çmilitarizimi i UÇK-së dhe grupeve të tjera të armatosura të shqiptarëve të Kosovës, siç kërkohet në paragrafin 15”. Prandaj, nuk guxon të ketë asnjë grup të shqiptarëve të armatosur dhe ata krijuan një ushtri për ta. Dhe ata vazhdojnë ta ndërtojnë atë ushtri. A mund ta ndryshojmë këtë në këtë moment, qëndrimin dhe vendimin e tyre? A jemi mjaft të fortë si Amerika, Anglia, Gjermania, Turqia? Ne nuk jemi. Por mund t’i theksojmë gjithë botën edhe si guralec në këpucë, se janë të lënduar nga e vërteta që po themi. Dhe kjo është se po shkelin brutalisht normat ndërkombëtare të së drejtës publike”, tha Vuçiq pas vizitës në Qendrën Operative të Ushtrisë dhe Sigurisë.
Ai shtoi se vendet e asaj pjese të bashkësisë ndërkombëtare gënjejnë kur thonë se qëndrojnë për urdhrin e OKB-së dhe vlerësoi se rendi i OKB-së asnjëherë nuk i ka interesuar ato vende, por ata janë të interesuar vetëm të përmbushin interesat e tyre./Tanjug
Përurohet sot rruga “Nekibe Kelmendi” në Veternik
I dërguari amerikan arrin në Bejrut për bisedime me zyrtarët...
Rama inspekton sot punimet në tunelin e Kurrizit në Dardani
KDI publikon sot analizën për zbatimin e rekomandimeve të ZK...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Moti sot në Kosovë, mëngjesi me mjegull, gjatë ditës me diel...