Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ankuar ndaj ndërkombëtarëve për bombardimet e vitit 1999 nga NATO, duke thënë se s’kanë të drejtë të flasin për drejtësi.
“Ata që na bombarduan dhe që na ndanë vendin tani flasin për drejtësi dhe ligj, por ata janë të parët që nuk kanë të drejtë të flasin për këtë”, ka thënë Vuçiq për TV Pink.
Vuçiq ka thënë se ndërkombëtaret gjithmonë shohin rrezik potencial në Serbi.
“Kur e shpërndanë ish-Jugosllavinë, thoshin se të gjithë mund të ndahen nga Serbia, por serbët nuk mund të ndahen nga askush. Është bërë përjashtim për të respektuar të drejtën publike ndërkombëtare, prandaj është qesharake kur flitet për vlerat, ligjin dhe drejtësinë”.
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...