Protestës së thirrur nga serbët e Kosovës në Rudare përmes një videomesazhi në “Instagram” i ka dalë në mbështetje presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, duke thënë se “serbët nuk po kërkojnë asgjë më shumë se çfarë u takon të gjithë popujve të civilizuar në Evropë”.
Vuçiç foli në emër të protestuesve duke thënë se “ata po kërkojnë lirimin e të arrestuarve pa arsye dhe tërheqjen e atyre [policisë] që kanë ardhur me armë të gjata e pa të drejtë të okupojnë veriun e Kosovës”.
“Për kthimin e serbëve në institucione, kjo është tjetër gjë nga heqja e barrikadave, ata kërkojnë formimin e Asociacionit, e cila ka qenë kushti i parë i Marrëveshjes së Brukselit. Për krejt këtë, si President i Serbisë, gjithmonë do t’i mbështes dhe nuk do të fshehem nga fuqitë e mëdha të botës kur e them këtë, e gjithashtu do të jem mjaftueshëm i përgjegjshëm për të mbajtur paqen, qetësinë, durimin sepse paqja është në interesin më të madh të serbëve, Serbisë dhe popullit tonë në Kosovë”, ka thënë Aleksandar Vuçiç.
I ashtuquajturi “shtabi i krizës së popullit serb nga veriu i Kosovës” bëri thirrje për protestë sot pas kinse “kërcënimeve të fundit të Albin Kurtit”, i cili, sipas tyre, bëri thirrje për zhdukjen e popullit serb dhe vrasjen e serbëve në barrikada.
Thirrja, shtojnë ata, është edhe për shkak të mbështetjes së drejtpërdrejtë të Kurtit nga ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, i cili foli për afate se kur barrikadat duhet të largohen, transmeton Reporteri.net.
“Ftojmë popullin serb që jeton në Kosovë në protestën më të madhe publike ndonjëherë, e cila do të mbahet të enjten më 22 dhjetor në ora 12:00 në Rudar afër kryqit, ku populli ynë i përbërë nga mjekët tanë, profesorët, mësuesit, minatorët, të afërmit, fqinjët, nënat, motrat tona të mblidhen së bashku për të dërguar një mesazh të qartë të përbashkët se ne nuk pajtohemi me persekutim dhe vrasje dhe se veriu i Kosovës nuk është as Gjermania dhe as fundi i Kurtit, por vendi ku jetojmë dhe ku duam të qëndrojmë e të mbijetojmë”, thuhet në njoftim.
Siç raporton mediumi lokal Radio Kim, në këtë takim pritet të marrin pjesë së paku 50 për qind e të punësuarve nga të gjitha institucionet në Kosovë të financuara nga Republika e Serbisë.
Tashmë në Graçanicë serbët kanë filluar të mblidhen për të shkuar në protestën që pritet të mbahet në ora 12:00 në Rudarë.
Kujtojmë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dje tha se barrikadat në veri do të hiqen “kur Prishtina të formojë Asociacionin e Komunave Serbe.
View this post on Instagram
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...