Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të mbaj një konferencë për media për të folur për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.
Mediumi serb Tanjug ka bërë të ditur se Vuçiq do t’i drejtohet publikut në orën 20:00, në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës.
“Me rastin e situatës në Kosovë, presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sonte do t’i drejtohet publikut”, ka shkruar Tanjug./Arbresh.info/