Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sipas tij po e kërcënon Serbinë për shkak të Këshillit të Evropës, sepse do të ngris padi kundër Beogradit përmes institucioneve të kësaj organizate ndërkombëtare.
“Kurti ishte duke pritur që një shtet tjetër të bëjë padi, sepse Kosova nuk mund ta bëjë këtë, pasi nuk është një vend i njohur ndërkombëtarisht, kështu që dikush duhet ta bëjë në vend të tyre, e që është e vështirë”, tha Vuçiq teksa komentonte paralajmërimin e Kurtit se Kosova do ta akuzojë Serbinë për krime lufte, shkruan Kosovoonline.
“Ai po kërcënon, pikërisht për shkak të Këshillit të Evropës, për shkak të asaj që ia kanë mundësuar Dora Bakoyannit dhe shteteve perëndimore dhe do të përdorë institucionet e asaj organizate për të ngritur padi kundër Serbisë përmes tyre. Është pjesë e Planit masiv për presion dhe sulm ndaj popullit serb”, ka theksuar ai.
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...