Google ADS

Vuçiq: Kosovarët të jenë të gatshëm për kompromis

21:58 | 18 Shkurt 2018
M. A.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sonte është takuar me senatorin amerikan, Ron Johnson.

Gjatë këtij takimi të dy janë pajtuar se durimi dhe fleksibiliteti zgjidhin të gjitha çështjet në rajon dhe përmirësojnë marrëdhëniet në mes Beogradit dhe Prishtinës, transmeton lajmi.net.

Vuçiq ka kërkuar nga senatori amerikan që të ndihmoj në stabilizimin e rajonit duke i kërkuar shqiptarëve të Kosovës të jenë të gatshëm për zgjidhje të mirëfillta, që do të thotë kompromis.

“Diskutimet me senatorin amerikan ishin kuptimplota, gjithëpërfshirëse dhe të ndershme”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se kanë diskutuar rreth katër temave: marrëdhëniet dypalëshe, situata në rajon, marrëdhëniet në mes Beogradit dhe Prishtinës dhe mbështetja ndaj Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së.

Ndërsa, Johnson ka thënë se marrëveshjet duhet të jenë të favorshme për të gjitha palët.

“Çdo marrëveshje duhet të jetë në favor të gjitha palëve, duhet marrë parasysh të ardhmen e të gjithëve. E kaluara nuk mund të harrohet por popujt e Ballkanit duhet të falin sado e vështirë që të jetë dhe të shkohet drejt një të ardhmeje të begatë”, ka theksuar senatori amerikan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme