Vuçiq: Kosova u pajtua që Sekretari i Përgjithshëm i RYCO të jetë serb

19:14 | 26 Mars 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Serbisë, Alexandar Vuçiq, ka deklaruar se Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor të Ballkanit Perëndimor (RYCO) do të udhëhiqet nga një serb.

Sipas tij, për këtë janë pajtuar edhe përfaqësuesit e RYCO nga Kosova

Këtë ai e ka thënë gjatë një interviste për të përditshmen austriake “Der Standard”, duke shtuar se kjo gjë është vendosur gjatë ditës së mërkurë.

Të mërkurën, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, dhe Faton Peci, këshilltar i ministrit Kujtim Shala, kanë qëndruar në Berlin, ku është mbajtur takimi i Bordit Qeveritar për projektin e RYCO – projekt që derivon nga procesi i Berlinit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme