”Nëse më pyetni nëse jam optimist për Kosovën, ju them që nuk jam, por pavarësisht nga kjo, do të bëjmë çdo gjë që të arrijmë deri te kompromisi”.
Kështu ka deklaruar kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për gazetën spanjolle ”El Pais”, duke shtuar se ”ende ekziston urrejtja, por që duhet tejkaluar kjo për të arritur deri te kompromisi”, njoftojnë mediet serbe.
Tutje, në gazetën spanjolle, kryetari serb, Aleksandar Vuçiq, theksoi se ”Kosova është pengesa kryesore, të cilën, si kryetar i Serbisë, duhet tjekaluar, që, megjithatë, nuk është e lehtë”.
”Ende ekziston shumë urrejtje mes shqiptarëve e serbëve, por që duhet përpjekur për ta tejkaluar për të gjetur kompromisin”.
Vuçiq për ”El Pais” deklaroi se ”Kosova para 10 vjetësh ka shpallur pavarësinë, të cilën po e mbështesin shumë vende të BE-së, që, gjithashtu, mendojnë se çelësi i rrugëtimit për të hyrë në BE është arritja e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë”, transmeton RTK.
Ndërkaq gazeta ”El Pais” njofton se Vuçiq has pengesa e kundërshti edhe brenda vendit të tij lidhur me çështjen e Kosovës. Si pengesë kryesore është Kisha serbe, e cila Kosovën e konsideron ”zemër të Serbisë”.
Ndërsa sa i përket të ardhmes, Vuçiq për ”El Pais” thotë se ”të ardhmen e shoh punësimin e të rinjve, sepse traumat e luftës, por edhe luftërat duhet lënë të shkuarës, përndryshe çfarëdo konflikti të armatosur për Kosovën, apo të ndonjë konflikti ndëretnik, do të ishte kërcënim për vetë Serbinë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...