Vuçiq kërkon ruajtjen e formatit të seancës së OKB-së për Kosovën

13:05 | 26 Tetor 2017
Arbresh.info

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin kanë shqyrtuar sot situatën politike dhe të sigurisë në Kosovës në prag të seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së kah mesi i nëntorit.

Kreu i shtetit serb me këtë rast është shprehur për ruajtjen e dinamikës dhe formatit të seancës në këtë trupë të organizatës botërore.

Në seancën e radhës të KS të OKB-së do të prezantohet raporti tremujor i punës së UNMIK-ut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme