Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot në Pekin ka theksuar se Serbia e ka përkrahjen e plotë të Kinës lidhur me çështjen e Kosovës.
“Ne përkrahim politikën e një Kine. Për ne ekziston një Kinë dhe asgjë tjetër. Ashtu siç është për ta Serbia unike dhe asgjë tjetër”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq për TV Pink ka thënë se me presidentin kinez ka folur haptas për bashkëpunimin tekniko-ushtarak dhe se në këtë fushë janë ekipet e dy shteteve që në këtë plan do ta vazhdojnë punën.
“Qytetarët e Serbisë të jenë të sigurt se Serbia, ngadalë, por me siguri, po bëhet më e fuqishme”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se ushtria e rrënuar gjatë 10 – 12 vjetëve, por edhe më parë, me humbjet në substancë nga luftërat, tani po ripërtërihet.
Vuçiqit, gjatë vizitës, i është thënë nga presidenti kinez se do t’ia kthejë vizitën në Beograd.
Slot shpjegon arsyen pse Chiesa nuk po luan te Liverpooli, n...
BQK dhe Banka e Italisë me marrëveshje për projektin për pag...
Bedri Hamza para futbollistëve premton mbështetje për shkoll...
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin