Google ADS

Vuçiq: Jam ngopur me ligjëratat e BE-së për lidhje me Rusinë dhe Kinën

22:25 | 22 Janar 2020
A. B.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, thotë se është i lodhur nga deklaratat e liderëve të BE-së për lidhjet e vendit të tij me Rusinë.

Gjatë një interviste në Davos, Vuçiq tha se është “i ngopur nga ligjëratat” nga liderët evropianë për lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën, duke insistuar se Beogradi mbetet i përkushtuar për anëtarësimin në BE.

Aleksandër Vuçiç, i cili vjen nga radhët e të djathtës, në pushtet që nga viti 2017, është shprehur se Serbia është ende në rrugën për t’u anëtarësuar në BE, megjithë zhgënjimin me projektin.

Në një intervistë për Euronews, iu referua kritikëve që thonë se Serbia është shumë afër Moskës dhe Pekinit, duke fajësuar procesin e ngecur të anëtarësimit për “gjeopolitikën”.

“Serbia nuk është shumë entuziaste, por ne jemi akoma të angazhuar në një rrugë të BE-së sepse nuk shohim një alternativë të vërtetë. Ne kemi qenë në atë rrugë prej 20 vjetësh. Unë mendoj se, përveç Turqisë, asnjë vend i vetëm nuk ka pritur kaq shumë vjet“, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme