Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq në një tubim me qytetarë serbë ka folur për dialogun me Kosovën dhe marrëveshjen e mundshme.
Ai ka thënë se s’do të nënshkruajë njohjen e Kosovës dhe sipas tij “s’do të ketë njohje as de facto e as de jure”.
“Unë e di se për çfarë jam betuar, Kushtetutën e Serbisë dhe Ungjillin e Mirlsoavit. Nuk ka dorëzim, ne nuk do ta nënshkruajmë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq ka shtuar se pozita e Serbisë është shumë e vështirë aktualisht.
“Situata gjeopolitike në botë ka ndryshuar në mënyrë më drastike sesa gjatë rënies së Murit të Berlinit, vetëm disa prej nesh bëjnë sikur nuk e shohin se sa e vështirë është pozita e Serbisë”, ka thënë presidenti serb.
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor