Një paralajmërim nga Ukraina se Rusa po përgatit një konflikt mes shteteve të Ballkanit Perëndimorë, ka bërë që Shefi i Përgjithshëm i NATO-së, Jeans Stoltenberg të nis të hënën një tur Ballkanik.
Nga Sarajeva në Prishtinë, Stoltenberg bëri të ditur se është duke u shqyrtuar një raport për shtimin e trupave në Kosovë dhe në Bonjë e Hercegovinë.
Stoltenberg gjatë vizitës së tij në Prishtinë u prit në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe nga kryeministri Albin Kurti.
Të dy krerët më të lartë të shtetit kosovar kanë shprehur qëndrimin e njëjtë se në Kosovë duhet të rritet siguria sidomos përgjatë kufirit me Serbinë.
E para e shtetit, teksa shpreh falënderimin ndaj NATO-s për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serb 24 vite më parë, theksoi se duhet të merren seriozisht sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri, në të kundërtën mund të përsëritet një sulm i tillë.
Ndërsa e akuzon Serbinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, kërkon nga Shefi i NATO-s ndëshkimin e Serbisë dhe largimin e trupave të saj përgjatë kufirit me Kosovën.
Qendra humanitare serbo-ruse në Nish sipas Osmanit shërben si qendër spiunazhi, ndërsa thekson se Rusia dëshiron të hap front të ri në Ballkan kundër Perëndimit.
E në kryeministri, Stoltenbergu merr më shumë informacione nga Kurti lidhur me të gjeturat e hetimeve nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë.
Kurti nënvizoi edhe një herë rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Programin e NATO-s për Partneritet për Paqe, si dhe propozoi hapjen e një zyre diplomatike të Kosovës në NATO.
Shefit të NATO-s kryeministri po ashtu ia liston edhe armatimin që ushtria serbe ka më vete në 48 bazat ushtarake që janë të vendosura përgjatë kufirit me Kosovën.
Prezencën e ushtrisë serbe përgjatë kufirit Stoltenberg e sheh si jo të duhur, teksa në takimin e sotëm në Beograd me presidentin Aleksandër Vuciq i thotë se kjo nuk ndihmon në qetësimin e situatës të tensionuar mes dy vendeve.
“Ku e vendosim ushtrinë tonë është punë e jona”, i përgjigjet shkurt Vuçiqi Stoltenbergut, ndërsa i ankohet se serbët në Kosovë janë sulmuar që nga viti 2001.
Në këtë kohë krizash e tensionesh, shefi i NATO-s e ka bërë të qartë se janë të gatshëm të ruajnë paqen dhe sigurinë e Kosovës, ndërsa nënvizon se themelimi i
Asociacionit është çelësi kryesor për uljen e tensioneve.
Ndryshe, pas Beogradit, Stoltenbergu sot do të vizitojë Maqedoninë e Veriut, shtet anëtar i NATO-s, ku do të takohet me krerët shtetërorë dhe do t’i drejtohet Kuvendit të këtij shteti.
Ndërsa nesër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do ta përmbyllë turneun ballkanik me një takim me udhëheqësit e shteteve anëtare të NATO-s nga rajoni. Ai do të takohet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, presidentin kroat, Zoran Millatoviq, kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiq, dhe me atë të Sllovenisë, Robert Golob./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...