Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar luftë të re nëse synohet ndarja e Kosovës, ndonëse i ka quajtur ‘hajgare’ pretendimet e tilla.
“Këto janë hajgare. Njerëzit mund të flasin çka të donë, ndarja është luftë e re në Ballkan. Kush është gati edhe për një luftë të re, le të flet për kufi, për ndarje”, deklaroi Haradinaj gjatë një interviste në “Tribuna Channel” të para pak ditëve.
Ndërsa ndaj këtyre deklaratave është përgjigjur edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se nuk dëshiron të flasë për luftë dhe shtoi se Serbia nuk do t’i zbus muskujt e saj, raporton “N1”.
“Me çka të na i zbusin muskujt? Me asnjë MIG, me dy helikopterë të vjetër dhe disa pushkë të vjetra? Dhe cilët fëmijë t’i dërgoj [në luftë]? Sot kur kemi më shumë armë, nuk do t’i zbusim muskujt sepse nuk kemi fëmijë për të çuar dëm ndërsa armët janë një sigurues për çdo të çmendur që mendon se mund të nënshtrojë Serbinë”, tha ai, transmeton Koha.net.
“Nuk më pëlqen të dëgjojë liderët e kombeve tjera të flasin për luftë. Nuk dëshirojmë luftë dhe do të bëjmë gjithçka për të ruajtur popullin dhe vendin tonë nga çdo lloj konflikti”, tha presidenti serb, Alekasandar Vuçiq.
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...