Kryeministri në largim i Serbisë, njëherësh president i zgjedhur i vendit, Aleksandar Vuçiq, sërish është ankuar që Ramush Haradinaj mund të bëhet Kryeministër i Kosovës. Vuçiq këtë ia ka thënë edhe diplomatit të lartë amerikan, Hoyt Yee, i cili ka vizituar Beogradin.
Vuciq ka thënë se me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dallime rreth situatës në Kosovë, ndërkohë që e ka falënderuar Uashingtonin për praninë e ushtarëve amerikanë, që, sipas Vuçiqit, e bën popullatën serbe në pjesën jugore të Kosovës të ndihet e sigurt, raporton Gazeta Express.
Po ashtu, Vuçiq e ka falënderuar Yee’n edhe për faktin që ka kundërshtuar formimin e ushtrisë së Kosovës, pa pajtimin e serbëve.
Vuçiq ka thënë se me këtë, SHBA’ja ka treguar respekt ndaj Serbisë.
“Jemi të pajtimit që ruajtja e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor është qëllimi yni. Pikërisht për këtë jemi të gatshëm që gjithmonë të bisedojmë në mënyrë të hapur dhe të sinqertë, t’i zgjidhim problemet, dhe që ekonomia të jetë tema kryesore”, ka thënë Vuçiq.
Ai më pas ka thënë se mysafirit nga SHBA ia ka shfaqur brengat se kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haradinaj, mund të bëhet Kryeministër i ri i Kosovës.
Por, ai ka thënë se Serbia është e dedikuar ndaj dialogut me shqiptarët.
“Pres që sonte t’i vazhdojmë bisedimet në Bruksel. Këtë do ta bëjmë edhe në të ardhmen. Është me rëndësi që të vazhdojë dialogu, të gjitha problemet duhet t’i zgjidhim në mënyrë paqësore dhe me dialog”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka theksuar se në disa raste ka intervenuar personalisht për implementimin e marrëveshjeve që janë arritur me Kosovën në Bruksel.
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...