Presidenti serb, Aleksander Vuçiq po shpreh frikë se mund të mos ketë një zgjidhje të mundshme mes Kosovës e Serbisë.
Këtë ai e tha në një adresim para mediave sonte, ndërsa u pyet për marrëveshjen finale mes Kosovës e Serbisë, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, konflikti i ngrirë nuk është zgjidhje, mirëpo një të tillë mund të mos ekzistojë sipas tij.
“S’mund t’i them askujt se do të zgjidhim problemin e Kosovë, sepse nuk e di”, tha Vuçiq.
Ai foli pak edhe për takimin që pritet ta ketë me emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak, duke thënë se aty do të diskutohen edhe format metodologjike teknike.
Sipas tij, aty do ketë bisedime edhe për marrëveshjet që deri tani janë nënshkruar, por jo për atë esenciale, një propozim, sepse sipas tij nuk ka një të tillë.
Ndryshe, emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak pritet që këto ditë të vizitojë Kosovën dhe Serbinë e ku do të takohet edhe me liderët e dy shteteve në tentim për përcaktimin e një date për rinisjen e dialogut.
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...