Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se i ka ardhur një propozim nga Gjermania e Franca për Kosovën.
Sipas tij, propozimi gjerman e ai francez për Kosovën është që Serbia të lejojë hyrjen e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe në Kombet e Bashkuara.
Si këmbim, Vuçiq ka thënë se edhe pse nuk ishte e specifikuar, Serbia do të merrte hyrje më të shpejtë në BE dhe ndoshta përfitime të konsiderueshme ekonomike.
“Propozimi i dy vendeve më të fuqishme nuk mund të ‘hidhet nga dritarja’”, është shprehur Vuçiq, shkruan Tanjug.
Tutje, pas takimit që ai pati me kryeministren serbe Ana Bërnabiq, deklaroi se nuk ka vullnet nga lidershipi serb për të pranuar pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në OKB.
“Ne mund të flasim për çdo gjë tjetër, edhe pse gjithmonë do të ketë tema që ata do të shpikin vetëm që ne të merremi me atë që u përshtatet atyre, vetëm që asgjë të mos jetë kurrë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, tha Vuçiq në një konferencë për media, përcjell Klankosova.tv.
Kujtojmë se gjatë samitit në Pragë, Vuçiq pati takime me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...