Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të martën se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk do të fitojë përkrahjen e presidentit rus, Vladimir Putin për asgjë, përveç për asaj për të cilën do të pajtohet Serbia.
Siç raporton REL, Vuçiq tha se pavarësisht takimeve me Donald Trumpin, SHBA nuk e ka ndryshuar politikën e saj ndaj Kosovës.
“Thaçi mund të vrapojë sa të dojë pas Putinit, por nuk do të marrë mbështetje për mbështetje për asgjë, përveç asaj që do të dakordohet Serbia”, ka thënë Vuçiq, në një konferencë shtypi në Beograd, duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me takimin mes Thaçit dhe Putinit në Paris, përcjell Telegrafi.
Ai tha se edhe ajo që ai takohet me presidentin amerikan Donald Tramp nuk do të thotë se Amerika do të ndryshojë politikën e saj lidhur me Kosovën dhe se nuk ka asnjë iluzion për këtë.
Vuçiq tha se Rusia mbështet Serbinë, duke shtuar se “Putin nuk e ka aspakt të lehtë kur, pavarësisht faktit se BE-ja mbështet pavarësinë e Kosovës, ne ende shkojnë drejt BE-së”.
“Nuk është e lehtë as për të [Putinin] që ta kuptojë”, tha Vuçiq.
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...