Google ADS

Vuçiq flet për herë të parë nga spitali, vuan nga kjo sëmundje

18:34 | 16 Nëntor 2019
A. B.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq ka folur për herë të parë pas shtrimit në spitalin ushtarak të Beogradit.

Vuçiq u shtrua në spital si pasojë e problemeve me zemër, teksa përmes një mesazhi që u publikua në instagram, ai tha se gjendja shëndetësore e tij është më stabile.

Ai tha se në punë do të dalë që nga dita e hënë.

“Faleminderit mjekëve dhe stafit të Spitalit Ushtarak. Faleminderit për të gjithë ata që u kujdesën. Do të jem në punë me orar të plotë duke filluar nga e hëna”, thuhet në letër.

Sipas zyrtarëve dhe njerëzve të afërt të Vuçiqit, deri tek gjendja e rënduar e presidentit serb ka ardhur pas volumit të madh të punëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme