Google ADS

Vuçiq: E vazhdojmë fushatën e çnjohjeje nëse Kosova aplikon për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

12:13 | 26 Korrik 2020
L G

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq i është përgjigjur Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili tha se s’ka asnjë pauzë sa i përket anëtarësimit të shtetit kosovarë nëpër organizata ndërkombëtare.

Ka thënë se do të vazhdojnë fushatën e çnjohjeje për Kosovën e ndaluar me kërkesë të Amerikanëve që planifikonin t’i takonin palët në Washington më 27 qershor.

“Iu premtoj se do të jemi pesëfish me të suksesshëm në aksionin e tërheqjes së njohjeve”, ka theksuar Vuçiqi.

Megjithëkëtë, Vuçiq ka paralajmëruar të dielën Kosovën që të mos i nënvlerësojë forcat serbe të sigurisë dhe se nuk do të arrihet asgjë “me ngritjen e tensioneve”.

“Nëse dikush mendon se përmes provokimeve do të mund të arrijë ndonjë rezultat – nuk do ta shihni atë film”, u ka thënë Vuçiqi gazetarëve pas vizitës batalionit serb të tankeve në Mitrovicën e Sremit, raportojnë mediet serbe.

Ai ka paralajmëruar se Serbia do të presë që fillimisht ta shohë përpjekjen e Kosovës për t’u anëtarësuar në ndonjë organizatë ndërkombëtare dhe se më pas “po qe se nuk i qetësojnë mentorët e tyre”, do ta vazhdojë fushatën e tërheqjes së njohjeve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme