Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq në Beograd është takuar me senatorin amerikan Ron Johnson dhe ata kanë biseduar për Kosovën, dialogun, ekonominë e integrimet europiane.
“Kemi biseduar për dialogun intern që po zhvillohet si në Beograd ashtu dhe në Prishtinë, për përpjekjet e të gjithëve nga Ballkani Perëndimor që ta zgjidhim problemin. Këto biseda nuk janë të lehta, nuk janë të lehta as brenda vendit tonë e lëre më me bashkësinë ndërkombëtare“, citon b92 të ketë thënë Vuçiq.
Ai ka shtuar se Johnson ka porositur se SHBA-ja përkrah rrugën evropiane të Serbisë.
“E falënderoj pafundësisht që ka ardhur në Serbi. Është njëri nga njerëzi e rrallë që gjatë qëndrimit tim në Washington që më ka pyetur nëse bën që nënkryetarin Pence ta njoftoj për detajet e bisedave, e pastaj Pence më ka konfirmuar se kishte marrë të gjitha informatat. E kam lutur që t’ua transmetoj ftesat presidentit Tump dhe zëvendësit të tij që të vijnë në Serbi. Këtë do ta bëj edhe zyrtarisht dhe do të insistoj shumë për këto vizita”, ka theksuar Vuçiq.
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri