Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është i gatshëm të flas për të gjitha temat që prekin shqiptarët dhe serbët dhe për gjithçka.
“Njerëzit e ndershëm kurrë nuk flasin për atë se çfarë kanë biseduar në takime të mbyllura pasi atëherë këto takime nuk do të ishin të mbyllura. Këtë e bëjnë njerëzit që nuk janë të ndershëm dhe andaj asnjëherë nuk kam komentuar marrëzira të ndryshme që kam dëgjuar shumë në opinionin e Prishtinës, atë të Tiranës dhe në opinionin e Beogradit”, ka thënë Vuçiq në intervistën për televizionin Klan.
“Komenti im është që do të flas në të gjitha temat dhe për gjithçka. Ashtu siç kam qenë i gatshëm të përgjigjem këtu për të gjitha dhe për çdo temë pasi nuk është problem të flasim, por problem është të mos gjejmë asnjë zgjidhje dhe nuk është asnjë lloj mëkati të flasim për diçka apo për çdo gjë. Mëkat është të mos gjejmë një zgjidhje apo të gjejmë zgjidhje që do të thoshte thyerje për njërën palë në dialog”.
“Me kryeministrin Edi Rama kam folur disa herë. A kemi folur ne thellësisht për çështjen e Kosovës, jo në ketë mënyrë. A jam i gatshëm të flas me të gjithë për çështjen shqiptare dhe çështjen serbe, unë jam i gatshëm dhe këtu nuk shoh asgjë të keqe dhe asgjë të gabueshme. Kreun e qeverisë tuaj e respektoj shumë dhe ai ka ardhur në Beograd edhe pse në fakt takimet kanë qenë disi ashtu…ai ka dashur që këtu të fitoj pikë politike ndoshta dhe unë ia kam kthyer në mënyrë të njëjtë në Tiranë shpresoj, por marrëdhëniet tona sot janë tjera”, tha Vuçiq.
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë prej...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona