Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se serbët e Kosovës do të vazhdojnë të jetojnë atje pavarësisht të tjerëve dhe dëshirave të tyre.
Kjo deklarat e Vuçiqit vjen pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti priti në takim Sonja Biserkon, themeluesen dhe presidenten e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.
Në këtë takim, Kurti u njoftua nga Biserkon se Beogradi zyrtar po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës, sidomos atyre nga veriu, për në Sanxhak.
Bashkë me të në takim ishin dhe Nenad Çanak, politikan serb, bashkëthemelues dhe ish-udhëheqës i partisë së qendrës së majtë, Lidhja e Social Demokratëve të Vojvodinës.
Ndër të tjera, lidhur me këtë Vuçiq ka thënë se nuk kanë në plan që të zhvendosin serbët në Sanxhak, shkruan Tanjug
“Serbët nga Kosova do të mbeten në Kosovë, përkundër dëshirës së Albin Kurtit dhe Nenad Çanakut dhe Sonja Biserkos dhe shumë të tjerëve që serbët nga Kosova të zhduken”, tha Vuçiq në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve kur u pyet lidhur me këtë çështje.
Ai e quajti një cirk atë që Biserko i tha Kurtit dje në takim.
“Nuk do të më kishte shkuar në mendje të mendoj diçka të tillë”, u shpreh Vuçiq./Arbresh.info
Lexo edhe:
Kurti njoftohet se Beogradi zyrtar po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës në Sanxhak
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani