Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar sot me presidentin Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se autoritetet nga Prishtina me akuza ndaj Millan Radojçiqit kanë dëshiruar ta dobësojnë mbrojtjen serbe në veri të Kosovës.
Duke qenë mysafir në lajmet e RTS-së, Vuçiq tha se marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës është tepër larg.
Sipas tij, faji nuk është i Serbisë, ndërsa potencoi mos formimin e Bashkësisë së Komunave serbe, aplikimin e taksës siç e quajti ai, anticivilizuese, vetëm për të dëmtuar serbët.
Ai ka bërë të ditur se liderët shqiptarë, si dhe disa fuqi perendimore po konsiderojnë se vetëm Kosova e tërë mund të jetë e pavarur.
“Dje morëm porosi nga Thaçi, se ndarja e Kosovës është e mundur vetëm pasi të shkelet mbi trupin e tij të vdekur. Po ashtu Thaçi tha se e ka larguar nga Kosova Millan Radojçiqin, funksionarin e Listës serbe”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq theksoi se nuk ka fletarrest të kuq për Radojçiqin dhe se kanë thënë se e kanë përndjekur ngase duan që ta dobësojnë mbrojtjen serbe në veri të Kosovës
“Kjo është mënyra e veprimit kundër serbëve dhe dëshira për t’i nënshtruar ata. Gjeni serbë të cilët rrihen mes vete”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiqi ka thënë se është e pabesueshme të krahasosh deklaratat e Ramush Haradinajt, Hashim Thaçit dhe disave të cilët po aktrojnë demokratët në Beograd dhe të cilët gjatë tërë kohës po mbështesin pavarësinë e Kosovës në tërësi.
Sipas tij, nuk ka afate kohore për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por sa më shumë të kalojë koha, raportet gjithnjë e më shumë po përkeqësohen, gjë që paraqet problem për të gjithë.
Ai u shpreh i dëshpëruar me deklaratën e shefit të diplomacisë gjermane, Hajk Masa, i cili tha se Berlini do ta mbështesë Prishtinën pavarësisht të gjithave, dhe shtoi se kur diçka e tillë deklarohet, atëherë nuk mund të pritet që taksa të heqet.
e Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin ka biseduar për temat e interesit kombëtar.
Këtë, Haradinaj e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se Besëlidhja e Lezhës frymëzim për ecjen tonë përpara.
Ndërsa ka thënë se me Metën kanë biseduar tema të interesit kombëtar.
Ndërkohë, në Lezhë, është mbajtur një aktivitet me rastin e 575 vjetorin e Kuvendit të Lezhës.
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj