Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në vigjilje të Samitit të procesit të Berlinit, që po mbahet në Londër, ka biseduar me kancelaren Merkel, të cilën e luti që të ndikojë në përshpejtimin e realizimit të projektit të Zonës ekonomike regjionale dhe autostradën Nish-Prishtinë.
Vuçiq, përmes bisedës telefonike që zhvilloi me Merkelin, theksoi se Zona ekonomike regjionale dhe ndërtimi i autostradës Nish-Prishtinë do të kenë rëndësi për Ballkanin Perëndimor, njoftojnë mediet serbe.
Tutje, Vuçiq vlerësoi si të një rëndësie të veçantë për Serbinë dhe rajonin, krijimin e Zonës ekonomike rajonale, ngase kështu do të rriteshin investimet dhe të përshpejtohej rrjedha e njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve, transmeton RTK.
Vuçiç dhe Merkel diskutuan gjithashtu për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe ranë dakord që dialogu është i nevojshëm për ruajtjen e paqes, si dhe arritja e një zgjidhjeje kompromisi është vendimtare për të dyja palët.
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon