Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka akuza për të gjithë në lidhje me çështjen e Kosovës.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se “të gjithë në regjion, si njerëzit në Serbi, Evropë dhe mbarë botën kanë varrosur çfarëdo mundësie për marrëveshje” mes Beogradit dhe Prishtinës.
Sipas tij, “Serbia është munduar të arrijë deri tek kompromisi në lidhje me Kosovën”.
Në deklaratat e tij për portalin serb “Blic”, Vuçiq ka thënë se Serbia “ka shfaqur gatishmëri të mirë”, transmeton lajmi.net.
“Është e rëndësishme që Serbia ka shfaqur gatishmëri për marrëveshje, ka treguar se është e gatshme për arritjen e një kompromisi, por ne nuk do të pranojmë që mos të marrim asgjë. Duket se të gjithë në regjion, si njerëzit në Serbi, Evropë dhe në mbarë botën kanë varrosur çfarëdo mundësie për marrëveshje”, deklaroi ai.
Vuçiq ka paralajmëruar bisedime me presidentin rus dhe kinez në Pekin, përfshirë takimet me krerët e Francës dhe Gjermanisë në Berlin, transmeton lajmi.net.
“Atje nuk ka pret asgjë e mirë, duhet ta dini menjëherë, as unë nuk pres diçka të mirë. Thjeshtë pres fillimin e kërkesave për një format të ri, ku synimi do të ishte pranimi i pavarësisë, e që Serbia të mos fitojë asgjë”, theksoi ai.
“Unë për asnjë çmim nuk do të pranojë të vazhdojmë bisedimet pa heqjen e taksës, çfarëdo që të jenë presionet”, përfundoi presidenti serb.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...