Para votimit të nesërm në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq thotë se shpreson se Kosova nuk do të bëhet anëtare e kësaj organizate, por nuk është shumë optimist.
“Nuk jam optimist për nga natyra, por shpresoj në fitoren tonë. Nuk mund të jem joserioz, sikurse ata që kishin pritur vendim pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, por që morën një vendim negativ [për Serbinë]. Nuk mund të them se vendimi do të jetë i mirë për neve, por shpresoj në një vendim dhe fitore të Serbisë”, tha Vuçiq për TV “Happy”, përcjell Telegrafi.
Ai tha se Serbia nuk i ka kundër vetes shqiptarët, por fuqitë më të mëdha botërore.
“Ne kemi bërë gjithçka që ta pengojmë anëtarësimin e Kosovës. Nuk i kemi pasur shqiptarët kundër nesh, por fuqitë më të mëdha botërore. Ta dini kë e kemi në anën e kundërt”, tha ai
Vuçiqi shpjegoi se votimi do të jetë i hapur dhe kjo sipas tij nuk shkon në favor të Serbisë.
Presidenti serb tha se ka ftuar kryeministra dhe presidentë të disa shteteve, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, që të mos votojnë për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, duke thënë se shpreson të ketë arritur ndonjë rezultat në këtë drejtim.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...