Google ADS

Vuçiq: Do ta mbështesim Listën Serbe, përmes saj kemi ndikim në Kosovë

19:38 | 18 Tetor 2017
M. A.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se çdoherë do ta mbëshesë Listën Serbe në Kosovë, pasi nëpërmjet saj, Serbia ka ndikim.

“Sa na përket neve, ne do ta mbështesim listën Serbe, sepse në këtë mënyrë Serbia ka ndikim në territorin e vet” u tha sot Vuçiq gazetarëve në qytetin Vllasotince në Serbi, raporton agjencia Beta.

Mëtutje, ai ka theksuar se ka presion të madh nga jashtë nëpërmjet disa ambasadave perëndimore që “të shkatërrohet” Lista Serbe dhe ndikimi serb në Kosovë, por tha se ata këtë e bëjnë me anë të disa serbëve së bashku me shqiptarët.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme