Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, thotë se sa të jetë ai në pushtet asnjëherë s’do të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Në një intervistë për RTS, ai ka thënë se një gjë e tillë mund të ndodh pas dhjetë apo pesëmbëdhjetë viteve kur në Serbi të jetë në pushtet dikush tjetër.
Ndër të tjera ai ka thënë se nuk e njeh Republikën e Kosovës në kufijtë ekzistues, duke e bërë të qartë që vazhdon të mendoj për ndarje të Kosovës, edhe pse për një ide të tillë ka marrë një ‘shuplakë’ të fortë në Berlin, nga Merkeli e Macroni.
Në këtë intervistë kreu i shtetit serb ka treguar edhe një herë se ideja e tij për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka dështuar, megjithatë thotë se deri tani ende asnjë ide e re nuk është thënë nga askush.
“Ideja ime për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është refuzuar plotësisht”, ka thënë Vuçiq për RTS, transmeton Gazeta Express.
Kreu i shtetit serb thotë se ka bërë gjithçka që ka qenë e mundur për të zhbllokuar problemin e Kosovës.
Ndërkohë sa i përket njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, Vuçiq thotë se sa të jetë në krye të shtetit serb, nuk do ta bëjë një gjë të tillë.
‘Unë nuk do ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai, transmeton Gazeta Express.
“Ju mund të më mbytni apo edhe shtypni në rrugë. Unë iu kam thënë dy palëve edhe Britanisë së Madhe edhe Gjermanisë. Ja ku jam, nuk do ta njoh, më nxirrini në rrugë. Unë ua kam thënë këtë, sepse dikush duhet të thotë të vërtetën”, ka shtuar tutje ai.
Sipas tij ndoshta në 15 vitet e ardhshme do të vijë në pushtet ndonjë qeveri e cila do ta njohë Kosovën.
“Nuk do të jetë Vuçiqi”, shprehet ai, duke thënë se asnjëherë nuk punon kundër njerëzve të tij dhe interesit të popullit serb.
Vuçiq gjithashtu ka treguar se nuk ka mbështetje të shumicës për të shtyrë përpara një zgjidhje sa i përket problemit me Kosovën.
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...