Google ADS

Vuçiq: Dikush mund të bëjë diçka në Kosovë, derisa Haradinaj qëndron në Berlin

12:39 | 2 Qershor 2019
A Z

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se është i shqetësuar me përplasjet që po ndodhin ndërmjet kryeministrit Ramush Haradinaj, dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Teksa ka folur për vizitën e Haradinajt në Berlin, Vuçiq thotë se gjatë kësaj kohe që kreu i Qeverisë do të qëndrojë në Gjermani, dikush në Kosovë mund të nxit ndonjë zhvillim.

“Haradinaj ka thënë se do të udhëtojë për në Berlin, dhe dikush tjetër ndoshta në Kosovë mund të shkaktojë ndonjë gjë gjatë asaj kohe”, ka shtuar kreu i shtetit serb, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë derisa ka folur për Samitin e Parisit, ka thënë se nuk e di se çfarë saktësisht do të ndodh atje.

“Kush e di se çfarë do të ndodh në takimin e Parisit, çfarë formati e në çfarë mënyrë , dhe çfarë do të ndodh “, ka shtuar tutje kreu i shtetit serb.

Samiti i Parisit do të mbahet me 1 korrik të këtij viti, ku Beogradi dhe Prishtina me ndërmjetësim të kancelares gjermane Angela Merkel, dhe presidentit francez, Emanuel Macron, do të provojnë të ri startojnë dialogun e Brukselit./Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme