Pushteti i Serbisë, përkatësisht presidenti i këtij vendi fqinj, Aleksandër Vuçiq, përfshihet direkt në manipulimin e votave të serbëve në Republikën e Kosovës. Përmes video që do plasohet pas pak minutash në vazhdim, dëshmohet përfshirja e shtetit fqinj në tentimin serioz për ta manipuluar procesin zgjedhor në Kosovë.
Rrëfim ekskluziv saktëson se pushteti i Serbisë, përkatësisht presidenti i këtij vendi fqinj, Aleksandër Vuçiq, përfshihet direkt në manipulimin e votave të serbëve në Republikën e Kosovës.
Historia në vazhdim dëshmon përfshirjen e shtetit fqinj në tentimin serioz për ta manipuluar procesin zgjedhor në Kosovë.
Më 11 qershor në Republikën e Kosovës mbahen zgjedhjet parlamentare. Gjersa zgjedhjet e kaluara kanë qenë të shkëlqyeshme, kur edhe mekanizmat ndërkombëtarë i patën lavdëruar, kësaj radhe një problem me reagime edhe ndërkombëtare është paraqitur tek pala serbe.
Ndërhyrja agresive e Beogradit zyrtar në zgjedhjet e Kosovës, duke kërcënuar e shantazhuar partitë e tjera rivale të SRPSKA-s në mënyra të ndryshme, është raportuar nga RTK gjatë ditëve të fundit.
RTK sot ka arritur që ta dëshmojë se ndërhyrja lidhet direkte me Presidentin e tashëm të Serbisë Aleksandar Vuçiqin, i cili jo më larg se dje ngriti “zërin” për reagimin e vendeve të QUINT-it në Kosovë lidhur me kërcënimet që po u bëhen serbëve nga Beogradi zyrtar:
“Për mua ka qenë shumë dëshpëruese kur e pashë vlerësimin e ambasadorëve të Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe SHBA-së në Kosovë, në të cilin në mënyrë implicite flasin për atë se si serbët bëjnë presion në disa nga “serbët e tyre të dashur” se si duhet të votojnë, por nuk e vërejnë se dikush sillet me revole nëpër Leposaviq”, tha Vuçiq për medet serbe.
Këtë Vuçiqi e tha pas incidentit në Leposaviq, me rastin e arrestimit të Aleksandar Jabllanoviqit, e me theks te lirimi i tij, kinse me vendim politik të autoriteteve kosovare.
Mirëpo, RTK ka arritur të sigurojë një material me zë, ku flet njëri nga njerëzit e përfshirë në zgjedhjet e Kosovës, e i cili dëshmon se është pikërisht Vuçiqi ai i cili në radhë të parë është duke ndërhyrë direkt në proceset zgjedhore, me ndihmën e BIA-s dhe grupeve kriminale të veriut.
RTK e njeh personin në fjalë, dhe autenticiteti i këtij materiali është i verifikuar nga organet përkatëse në Kosovë. Gjatë tërë fushatës zgjedhore është vërejtur një tensionim shumë i madh mes partive politike serbe të Kosovës. Madje ka pasur edhe konfrontime fizike në veri ku pjesëtar të listës serbe e kanë sulmuar në mënyra të ndryshme Aleksander Jabllanoviqin.
Situata mjaft të tensionuara ka pasur edhe në Graçanicë mes listës serbe e cila kontrollohet direkt nga Beogradi Zyrtar dhe Partisë Liberale Serbe të Sllobodan Petroviqit.
Madje sipas informacioneve tona shume përkrahës te Sllobodan Petroviqit janë larguar nga puna vetëm pse e përkrahin Partine Liberale Serbe.
Sipas analisteve Vuçiçi përmes Listës Serbe dhe organeve tjera te sigurisë po tenton qe te frikësoje serbet e Kosovës qe mos t’i votojnë partitë tjera te serbeve te Kosovës.
Analisti për çështje të sigurisë, Agim Musliu thotë se e tëra kjo është lojë e shtetit Rus në bashkëpunim me shtetin Serb.
“E tëra kjo është një pjesë e luftës Aproks ose hibrid siç quhet në gjuhen profesionale, pjesë e lojës së madhe interesit të madh të Rusisë në Ballkanin perëndimor me theks të veçantë në shtet e ish Jugosllavisë siç janë Maqedonia , Mali i Zi, Kosova , Bosna por me theks të shtuar tash edhe në Shqipëri. Një nga metodologjitë e shërbimit sekret Rus për destabilizimin dhe ndikimin direkt në këto shtete është ndikimi në zgjedhje e pame se çka ndodhi SHBA në Britani në Brexit tentimi në Francë e tjera e tjera”, tha ai .
Madje Musliu thotë se në krejt këtë është i përfshirë presidenti Serb Aleksander Vuçiq duke i përdorur strukturat kriminale në Kosovë.
“Shteti Rus nëpërmjet Serbisë tenton të ndërhyjë në Kosovë , në të cilin është i përfshirë presidenti serb Vuçiqq i cili përdor nëntokën apo krimin e organizuar i cili në krye të saj e ka vendosur Veselinoviçin i cili është një kriminel i shquar dhe e ka rrjetin e shpërndarë të bizneseve në Kosovë por kohëve të fundit blerësi me i madh i patundshmërive në Serbi, ndërsa krahu tjetër segmenti i sigurisë apo sigurimi nëpërmjet operativistëve në veri të Kosovës duke i shantazhuar frikësuar rrahur, ndonjëherë plagosur dhe vrarë”, tha Musliu
Sipas tij, kohëve të fundit është i theksuar edhe numri i aplikantëve të shtetasve Rus që të vizitojnë Kosovën para zgjedhjeve të maskuar në profesione të ndryshme siç janë mësues, gazetarë turist të rendomë në mënyrë që të ndikojnë drejtpërdrejtë në opinionin e popullit dhe të shpërndajnë dezinformata të cilat i marrin nga shërbimi Rus që ta shtrijë ndikim te popullata.
Një mënyrë tjetër tashmë e njohur sipas Agim Musliut është edhe tendenca e destabilizimit të veriut të Mitrovicës.
“Ekziston edhe tendenca e fshehur apo veç se transparenca nga Rusia që nëpërmjet destabilizimit të veriut të Kosovës, respektivisht popullit serb të “pakënaqur”, që të ndikojë në OBK, që të rikthejë ushtrinë e vet në kuadër të KFOR-it në Kosovë”, tha Musliu.
Nga humbja në 2020 në triumfin e zgjedhjeve të 2024-ës/ Anal...
Vullneti – Gjestit: Nuk jam gazetar, jam Vullneti
Xheneta tregon vështirësitë me ish të fejuarin
Rama pret në takim ambasadorin e Arabisë Saudite, pranon dhu...
Buja thotë se nuk kanë pasur organe të hetuesisë ose gjykata...
Konjufca uron Trumpin: ShBA-ja është kryealeati ynë, mezi pr...